Pius i magjeps të gjithë, Myrta nderon Laçin, Iliria dhe Lushnja fitojnë në udhëtim
Supersfida e Kategorisë së Parë luajtur këtë pasdite në Korçë prodhoi fitoren e Pogradecit në shifrat 1-2. Nëse filimisht shënoi i zakonëshmi Nasr (25′) për “Ujqërit e Dëborës”, më pas radha ishte e liqenorëve të cilët me fillimin e fraksionit të dytë barazuan me Kazëm (48′) ndërsa në shtesë (90+2′) Pius realizoi një supergol të një ‘supergoli’.
Harkimi i kapitenit Zguro nga e djathta shkoi te lojtari Pius i cili në afërsi të zonës së 16 metrave goditi fluturimthi duke befasuar të gjithë. Vëretetë një gol europian.
Katër takime të luajtura për javën e 15-të në Kategori të Parë në orën 13:30 prodhuan këto rezultate:
Kastrioti- Apolonia 1-0
Kukësi-Iliria 0-1
Korabi- Laçi (në (Laç) 0-2
AF Luftëtari-Lushnja 1-2
Skënderbeu- Pogradeci 1-2
Të hënën:
Besa- Burreli 13:30/ Klevis Bejkolli/
