Inferiorët/ Skënderbeu- Pogradeci supersfida…. Korabi pritës në Laç
Do të luhet për javën e 15-të. Kategoria e Parë nis vrullshëm sot ndërsa kryesfida i takon duelit juglindor mes Skënderbeut dhe Pogradecit. Korçarët janë lideri absolut në inferiore duke kryesuar me diferencë ndaj Laçit të vendit të dytë por dhe Pogradecit të vendit të tretë që aspiron për t’u ngjitur në Superiore.
Ndeshjet e tjera nisin në 13:30 me duelin Korabi- Laçi që zhvillohet në stadiumin e laçianëve (fazën e parë u luajt në Peshkopi, diktuar nga gjëndja e stadiumit “Laçi” pasi aty luante edhe Vora).
Kastrioti- Apolonia një tjetër ndeshje e fortë e ditës që zhvillohet në “Redi Maloku’ të Fushë Krujës. Gjithë interes përballjet në Kukës e Gjirokastër.
Takimi Besa- Burreli është parashikuar të luhet të hënën në orën 13:30. Te kavajasit do të debutojë Gugash Magani (hera e katërt në drejtimin e Besës).
Sot ora 13:30
Kastrioti- Apolonia
Kukësi-Iliria
Korabi- Laçi (në (Laç)
AF Luftëtari-Lushnja
Skënderbeu- Pogradeci 15:30
Të hënën:
Besa- Burreli 13:30/ Klevis Bejkolli/
