Maks ‘Pole Positoin’ në garën e fundit, Abu Dabi pret të njohë kampionin 2025 në F1

Maks Verstapen me Red Bull rrëmbeu një pozicion të jashtëzakonshëm pole position në Abu Dabi me një kohë prej 1 minutë e 22.207 sekondash. Pranë tij në rreshtin e parë është lideri i kampionatit Lando Norris, 201 të mijëtat pas holandezit dhe 29 përpara shokut të skuadrës Oskar Piatstri, i cili kryeson rreshtin e dytë, i kompletuar nga Xhorxh Rasëll.

Rreshti i tretë i takon Sharles Leklerk për Ferrari dhe Fernando Alonso për Aston Martin. Gabrile Bortoleto dhe Esteban Okon fillojnë nga rreshti i katërt, me Isak Haxhar dhe Juki Tsunoda në të pestin.
Gjysma e dytë e startit fillon me rreshtin e gjashtë të udhëhequr nga Oliver Bearman për Haas (piloti i parë i eliminuar në fund të Q2) dhe i kompletuar nga Karlos Sainz me Williams.

Pas tyre është Liam Lavson (Racing Bulls) dhe një Andrea Kimi Antoneli për Mercedes. Lance Stroll (Aston Martin) fillon nga brenda rreshtit të tetë. Pranë tij është Luis Hamilton.

Gara zyrtare e fundit për vititn 2025 starton nesër me fillim orën 14:00. Në këtë garë finale Norris 408 pikë, Verstapen 396 pikë ndërsa Piastri 392./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!