Hoxha 3 herë ‘Lojtari i Muajit’, dëmtohet Bajrami, Broja merr minuta…
Mesfushori anësor Arbër Hoxha ka fituar sërish Çmimin si ‘Lojtari i Muajit’ në kampionatin NHL të kroacisë, për herë të tretë radhazi. Lojtari kuqezi i Dinamos së Zagerbit pas muajtnë shtator e tetor, e fiton këtë çmim dhe në nëntor duke vendosur një rekord më vete.
Sulmuesi kuqezi Armando Broja e nisi titullar me Bërnlin përballë Njukasëll (humbi 2-1) në transfertë. Luajti 86′ minuta.
Nedim Bajrami në momentin e rikthimit si protagonist te Gllazgou dëmtohet që në minutën e 20-të. fantazisti kuqezi ndjeu dhimbje në kofshë teksa skuadra e tij luante me Kilmarnok. u zëvëndësua.
Inter shkëlqen sërish ndërsa mund 4-0 Komon për të marrë vendin e parë në Serie A. Nesër dhe pasnesër dy ndjekëset Napoli e Milan përballë Juves dhe Torinos.
Liverpul nuk del dot nga kriza duke dëshmuar se ‘The Reds’ e kanë të vështirë të ruajnë fitorën edhe kur atë e ka në duar si sot përballë Lids. Udhëhiqte 2-3 më pas në shtesë u barazua 3-3.
Barcelona e kthen në ‘show’ fitoren ndaj Betis në Andaluzi. Katalanasit fituan 3-5 dhe mbajnë të vetëm kryesimin e La Liga-s pas 16-të javëve./Klevis Bejkolli/

