F1 2025/ Vendoset titulli kampion bote, shanset e tre protagonistëve

Holandezi i Red Bull niset i pari, i dyti Norris dhe më pas Piastri. Në rast barazimi me pikë, Norris favorit

Nesër në Katar (14:00), gara e fundit e sezonit do të vendosë titullin e pilotëve të Botërorit 2025 në Formula 1. Lando Norris dhe Oskar Piastri me McLaren, dhe Maks Verstapen me Red Bull, janë tre kampionët e mundshëm. Britaniku Norris kryeson renditjen me 408 pikë, holandezi Mkas është i dyti, dymbëdhjetë pikë më pak, ndërsa australiani Piastri ka 16 pikë më pak se shoku i tij i skuadrës Lando Norris.

Mundësitë&formula në rast barazimi:

NORRIS shpallet kampion nëse:

  • Ai e përfundon garën në podium
  • Ai përfundon i katërti dhe Verstapen nuk fiton
  • Ai përfundon i pesti dhe Verstapen nuk fiton
  • Ai përfundon i gjashti dhe as Verstapen as Piastri nuk fitojnë
  • Ai përfundon i shtati dhe as Verstapen as Piastri nuk fitojnë
  • Ai përfundon i teti, Verstapen i treti ose më keq, dhe Piastri nuk fiton
  • Ai përfundon i nënti, Verstapen është jashtë podiumit dhe Piastri nuk fiton
  • Ai përfundon i dhjeti, Verstapen nuk është në podium dhe Piastri është i treti ose më keq
  • Ai përfundon jashtë pikëve, Verstapen i katërti ose më keq dhe Piastri i treti ose më keq
    VERSTAPEN shpallet kampion nëse:
  • Ai fiton dhe Norris përfundon i katërti ose më keq
  • Ai përfundon i dyti, Norris i teti ose më keq dhe Piastri nuk fiton
  • Ai përfundon i treti, Norris i nënti ose më keq dhe Piastri nuk fiton
    PIASTRI shpallet kampion nëse
  • Ai fiton dhe Norris përfundon i gjashti ose më keq
  • Ai përfundon i dyti, Norris i dhjeti ose më keq, dhe Verstapen i katërti ose më keq
    PIKË TË BARABARA:
  • Nëse Norris, Piastri dhe Verstapen do të përfundonin të barabartë, do të aktivizohej i ashtuquajturi sistem numërimi mbrapsht, i cili është sistemi i barazimit që përdoret për të vendosur një kampionat me pikë të barabarta, që përfshin krahasimin e rezultateve të pilotëve duke filluar me fitoret. Situata aktuale: 7 për të tre pilotët. Hapi tjetër do të ishte të kontrollohej numri më i lartë i përfundimeve në vendet e dyta, me Norris me tetë, të ndjekur nga Verstapen me pesë dhe Piastri me tre. Ndaj, lideri aktual i kampionatit do të triumfonte dhe do të fitonte titullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!