Situatë kaotike në Kategori të Parë, përgjigjet vijnë në fundjavë
E ndërsa Kategoria e Parë ka hyrë në moment vendimtar përpara se skuadrat të mësojnë fatet e tyre për shortin e fazës finale (faza e tretë), klube të caktuara duket se janë përfshirë në agoninë që ofron momenti në nivelin e dytë të futbolit shqiptar.
Te Besa e Kavajës ecuria asapk dinjitoze e skuadrës plot histori, ka sjellë largimin e Shpëtim Duros teksa një tjetër ish trajner i verdhezinjëve listohet si kandidat për të marrë pozicionin e lënë bosh nga Duro. Bëhët fjalë për Gugash Maganin.
Ndërkohë me mjaft interes pritet dhe vendimi që do të merret nga Disiplina për ngajrjet e Fushë Krujes. FSHF anuloi takimin Iliria- Skënderbeu (java e 14) me motivin e përplasjeve të dy klubeve para startit të takimit.
Lëvizje edhe te pankina e Kukësit. Nuk dihet nëse Ilir Pulaj (drejtoi skuadrën në barazimin e Kukësit 0-0 me Lushnjën) do të vijojë të kryej punën e lënë bosh nga Bledar Devolli i cili i’u bashkua AF Luftëtarit apo verilindorët do insistojnë për një ekspert të trajningut.
Sakaq të dielën inferiorët sërish në fushë për aktin e 15-të sezonal. Në progarm janë 5 takime me të veçantën që Korabi- Laçi zhvillohet në stadiumin “Laçi” (fazën e parë u luajt në Peshkopi për efekt të gjëndjes së fushës së kurbinasëve). I vetmi takim që do luhet të hënën, lidhet me përballjen Besa- Burreli./Sportiim.al/
