Shqipëria në Botëror? Shorti e vendos përballë Holandës…
Në “Kennedy Center” në Uashington (SHBA), FIFA hodhi sot 5 dhjetor 2025, shortin për fazën finale të Kupës së Botës 2026. Shqipëria nëse kalon dy takimet play off të marsit 2026 do të vendoshej në Grupin F së bashku me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.
Ndërsa Kosova nëse kalon fazën play off do të vendoset te Grupi D së bashku me SHBA, Paraguai, Australi.
12 grupet u ndanë sipas disa rregullave strike teksa përveç zonës UEFA e cila mund të kishte dy kombëtare në një grup, të tjerat nuk u lejuan duke u spostuar te grupe të tjera.
Grupet zyrtare të dala nga shorti:
Grupi A: Meksikë, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Play-Off UEFA D
Grupi B: Kanada, Play-Off UEFA A, Katar, Zvicër
Grupi C: Brazil, Marok, Haiti, Skoci
Grupi D: SHBA, Paraguai, Australi, Play-Off UEFA C (Kosova)
Grupi E: Gjermani, Kuraçao, Bregu i Fildishtë, Ekuador
Grupi F: Holandë, Japoni, Play-Off UEFA B (Shqipëria), Tunizi
Grupi G: Belgjikë, Egjipt, Iran, Zelanda e Re
Grupi H: Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabi Saudite, Uruguai
Grupi I: Francë, Senegal, Play-Off ndërkontinental 1, Norvegji
Grupi J: Argjentinë, Algjeri, Austri, Jordani
Grupi K: Portugali, Play-Off ndërkontinental 2. Uzbekistan, Kolumbi
Grupi L: Angli, Kroaci, Gana, Panama

