Vllaznia udhëtuese në shtëpi, Egnatia për kreun
Java e 14-të mbyllet sot me dy duelet e fundit që parashikon kalendari i Departametit të Garave në FSHF.
Në “Loro Boriçi” do të përballen Vora-Vllaznia ndërsa në Rrogozhinë Egnatia pret Flamurtarin e vendit të nëntë.
Takimi i Shkodrës parasheh vorakët pritës të cilët ende nuk kanë gati fushën e tyre. Ndeshja pritet të jetë e luftuar me të dyja skuadrat që kanë objektiv tri pikët. Vora kërkon të largohet nga zona poshtë ndërsa kuqeblutë duan dimensionimin e ri në zonën e kreut.
Situata duket më ndryshe në sfidën e “Arena Egnatia”.Në letër, vendasit nisën favoritë teksa suksesi eventual do t’i vendoste ata të vetëm në krye. Sidoqoftë Flamurtari e ka deklaruar objektivin. Parë situatën ku gjëndën do të kërkojnë pikë në çdo fushë.
Të dyja takimit nisin në orën 16:30.
