Dinamo shfryn ndaj Tiranës, gola spektakolarë për rikthimin në “Final Four”
Dinamo- Tirana 6-2 (Guindo 5′, Qardaku 11′, 61′, Bregu 25′, 67′ (p), Lorenco Vila 47′ / Rafael 40′, E. Tare 76′)
Dinamo fudos përmes fitores tenistike 6-2 Tiranën për javën e 14-të Aissnet Superiore. Në “Air Albania” blutë e Ilir Dajës e nisën me marsh të lartë e mendësi prej triumfatori duke realizuar që në minutën e 5′-të me Saliu Gundo me kokë. Më pas radha e supergolit të Qardakut nga loja e ndaluar, dhe ai i Bregut. Një tjetër supergol shënohet në këtë pjesë dhe ai i takon Rafael për bardheblutë.
Në pjesën e dytë çmenduria e ka emrin Lorenco Vila i cili në ecje e sipër nga një disatcë e largët, realizon një kryeveper. Më tej Qardaku kompleton dopietën personale ndërsa po dy gola shënon edhe Dejvi Bregu pas një penalltie të gjuajtur dy herë.
Goli i dytë për Tiranën realizohet nga Etien Tare por kjo vetëm për t’i dhënë sulmuesit kënaqësinë personale. Kësisoji edhe kjo sfidë mbyllet me turp për Tiranën tashmë egozhduar prej javësh në fund të tabelës me vetëm 7 pikë.
