Vllaznia e pëson sërish, FIFA evidenton dy gjyqe të humbura

Zhvillime të tjera te Vllaznia. Ato janë negative pasi nga dje, FIFA ka publikuar edhe dy dënime të tjera, për dy lojtarë të tjerë që nuk janë paguar nga klubi kuqeblu. Ata kanë humbur gjyqin e përsëri nuk kanë respektuar afatin për pagesën që i ka caktuar FIFA.

Mbetet për t’u parë nëse FIFA, i përmbledh sanksionet në tre sesone apo për çdo ndëshkim ka penalizim në vete. Çdo vonesë pritet të paguhet një kamatë ndaj personit të dëmtuar, ashtu si edhe një gjobë ekstra nga FIFA bashkë me shpenzimet e gjyqit në secilin rast.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!