FIFA shpall kandidatët për Golin e Vitit
FIFA ka shpallur 11 kandidatët për Çmimin Puskas, i cili jepet për golin më të mirë të sezonit.
Fituesi do të vendoset me një votimi të tifozëve dhe një jurie profesionale, ndërsa fituesi i çmimit do të shpallet gjatë Çmimeve të FIFA Best Football Awards.
Çmimi, i emëruar sipas njërit prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Ferenc Puskas, është dhënë për golin më të mirë të sezonit që nga viti 2009, dhe fituesi i parë ishte portugezi Kristiano Ronaldo. Ndër fituesit ishin Mohamed Salah, Oliver Zhiru, Hames Rodriguez, Nejmar, Zlatan Ibrahimoviç.
TË NOMINUARIT:
Alerrandro (Vitoria) kundër Cruzeiro
Alessandro Deiola (Cagliari) kundër Venezias
Pedro de la Vega (Cruz Azul) kundër Seattle Sounders
Santiago Montiel (Independiente) kundër Independiente Rivadavia
Amr Nasser (Al Ahly) kundër Pharco
Carlos Orrantia (Quertaro) kundër Atlas
Lucas Ribeiro (Mamelodi Sundowns) kundër Borussia Dortmund
Declan Rice (Arsenal) kundër Real Madridit
Rizky Ridho (Persia Xhakarta) kundër Arema
Kevin Rodrigues (Kasimpasa) kundër Rizespor
Lamine Yamal (Espanyol) kundër Barcelonës
