I dha ide e shtysë, Kristidhi mbyll me Luftëtarin

Një ndër administratorët më aktivë e të zotë në punën e tij, Fotis Kristidhi, lë Luftëtarin e Gjirokastrës.

Sipas njoftimit të klubit zikaltër, ish trajneri i skuadrës së fundi me rol drejtuesi e ka mbyllur me ekipin jugor që militon në Kategori të Parë.

Në fakt pas humbjes së javës së kaluar 3-1 me Kastriotin është aluduar për një largim të trajnerit vlonjat Besmir Shabani. Gjëndja e vështirë e klubit duket se ka shtyrë drejtuesit të pozicionohen./Sportiim.al/

Njoftimi i Klubit AF Luftëtari:

𝐀𝐅 𝐋𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐢 njofton largimin e 𝐅𝐨𝐭𝐢𝐬 𝐊𝐫𝐢𝐬𝐭𝐢𝐝𝐡𝐢𝐭 nga detyra e administratorit.

E falënderojmë për punën dhe kontributin e dhënë si trajner dhe administrator, veçanërisht në momentet e vështira dhe gjatë kësaj periudhe sfiduese.

Klubi i uron suksese dhe arritje të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!