Paladino zyrtarizohet te Atalanta, Juriç, shkarkimi i tretë i kroatit
Rafaele Paladino është trajneri i ri i Atalantës. Pas humbjes së rëndë kundër Sasuolos, drejtuesit e Atalantës kanë vendosur të bëjnë një ndryshim dhe kanë shkarkuar Ivan Juriç, fitorja e të cilit në Ligën e Kampionëve kundër Marsejës nuk ishte e mjaftueshme.
Klubi i Bergamos njoftoi lajmin në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare të internetit: “Atalanta BC njofton se Ivan Juriç është liruar nga detyrat e tij si trajner i Ekipit të Parë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, përkatësisht Mateo Paro, Miguel Veloso, Paolo Barbero, Stjepan Ostojiç dhe Mikele Orekio. Atalanta BC falënderon Ivan Juriç dhe stafin e tij për përkushtimin e tyre dhe u uron gjithë të mirat për të ardhmen.”
Ish-trajneri i Fiorentinës, i cili tashmë ka nënshkruar një kontratë me zikaltërit, do të marrë drejtimin, e skuadrës ku aktivizohet mbrojëtsi kuqezi Berat Gjimshiti. Stafi i tij pritet të përfshijë gjithashtu Stefano Çiterion si asistent dhe Federiko Peluzon, një ish-lojtar i Atalantës.
