Partizani përmbys Teutën, Elbasani tri pikë me Egnatian

Elbasani mposht Egnatian 1-0 dhe bashkohet me Vllazninë në krye të rënditjes pas javës së 11-të Abissnet Superiore. Autori i golit ishte Tsague me kokë në të 66′ pas harkimit nga e majta e mesfushorit Loukili.

Rrogozhinasit luajtën për shumë minuta me një lojtar më pak pas daljes me të kuqe të Haime në startin e pjesës së dytë (49′).

Ndeshje e çmendur në “Niko Dovana” mes Teutës dhe Partizanit. Durrsakët udhëhoqën me dy gola të pjesës së parë shënuar nga Maçolli (32′) dhe Toli në të 40′ ndërsa në të dytën të kuqtë bëjnë përmbysjen e rrallë në 2-3.

Vendasit e pësuan nga kolumbiani Diogo Kontreaos në të 58′ dhe 66′ ndërsa Toma shënoi me penallti në të 86′. Më herët Teuta humbi një penallti në 59′ me sulmuesin Gonzales. Të kuqtë në fund lojë luajtën me një futbollist më pak, pasi në të 75′ autori i dy golave Kontreaos mori të verdhën e dytë.

Ndërkohë në Kategori të Parë e vetmja ndeshje e javës së 11-të sot; Apolonia- Skënderbeu përfundoi 2-3 për ekipin korçar.

Abissnet Superiore, java e 11:

AF Elbasani- Egnatia 1-0

Teuta- Partizani 2-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!