Elbasani pret Egnatian, Partizani viziton Durrësin

Teuta- Partizani dhe AF Elbasani- Egnatia do të plotësojnë këtë pasdite numrin 5-të të ndeshjeve të javës së 11-të Abissnet Superiore. Të dyja takimet do të nisin në orën 17:00 me rezultatet evenetuale që mund të ndryshojnë jo pak renditjen e 10 skuadrave në garë.

Durrsakët e Dobit vijnë në këtë takim me dy probleme të lojtarëve Gomesh ( i dëmtuar) dhe mesfushorit Vidal i cili është në luftë me kohën.

Te të kuqtë, tashmë problemet me kontigjentin nuk bëjnë më lajm. Kërnaja do të duhet të improvizojë pasi veç Kekos, dhe lojtarë të tillë si Preka, Skuka dhe Albion Marku mbetën jashtë për shkak dëmtimi. Partizani vjen pas 3 ndeshjeve pa fitore me pozicionin e 8-të në tabelë që “bërtet”.

Ndërkohë po në 17:00 supersfida e Elbasanit ndërmjet verdhebluve të Gvozdenoviç dhe Egnatias së Tetovës. Pas Vllaznia-Dinamo luajtur dje (1-0) edhe ky duel vlen për zonën e kreut. AF Elbasani vjen pas 3 fitoreve ndërsa tri pikë eventuale sot do ta ribashkojnë me shkodranët në krye. Për Egnatian misioni mbetet i njëjtë, të fitojë çdo takim.

Sakaq, në Kategorinë e Parë, i vetmi takim i xhiros së 11-të i takon Fierit ndërsa në orën 14:00 përballen Apolonia me Skënderbeun./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!