Besa- Laçi pa gola, Kastrioti fitorja e tretë radhazi
U luajtën sot katër ndeshjet e javës së 11-të në Kategori të Parë. Supersfida Besa- Laçi e lujatur në Luz të Vogël nuk pati fitues. ky dukej stacioni i fundit i verdhezinjëve për të rikthyer besimin për njërin nga dy vendet e para. Sidoqoftë përballë kurbinasëve e kanë patur të vështirë pasi skuadra e Shensoit që nga java e parë po mban zonën ‘Superiore’.
Edhe Lushnja fiton një supersfidë ndaj Ilirisë së Fushë Krujës 1-0. Ajo që bën ‘lajm’ lidhet me ecurinë fantastike të krutanëve të trajnerit Ramadan Ndreu e cila ka marrë fitoren e tretë radhazi për t’u ngjitur në vendin e 8-të me 13 pikë. Sot mposhti Luftëtarin 3-1.
Ndërkaq derbi rajonal Korabi- Kukësi i shkoi skuadrës dibrane me shifrat 1-0. Sakaq Apolonia- Skënderbeu zhvillohet nesër në orën 14:00. Të premten Burreli kaloi 2-0 Pogradecin.
Java e 11-të, Kategoria e Parë:
Besa-Laçi 0-0
Lushnja- Iliria 1-0
Kastrioti- AF Luftëtari 3-1
Korabi- Kukësi 1-0
Apolonia- Skënderbeu të dielën
Burreli- Pogradeci 2-0 (luajtur të premten)/Sportiim.al/
