Martini: Ndaj Dinamos e vështirë, standartet ndëshkuese për trajnerë nuk janë njësoj

Në prag të sfidës me Dinamon, trajneri i Vllaznisë Edi Martini foli para mediave. Tekniku ra në “kurthin” e pyetjeve teksa përpos punës dhe gjëndjes së ekipit atakoi kolegët e Egnatias dhe Dinamos.

Ogur i mirë rikthimi në konferencë? Shpresoj të jetë ogur i mirë. Kam qejf të rri larg, por ka momente që duhet të jem sepse janë disa situata që nuk më pëlqejnë prej kolegëve të mi trajnera. E shoh që në çdo ndeshje, ose çdo pas ndeshje, sulmojnë egër arbitrat.

Njëri thotë t’i nuk duhet të arbitrosh më, tjetri thotë kamera, tjetri… Dmth është një presion që po i bëhet arbitrave në maksimum. Unë jam ndëshkuar me karton të kuq për asgjë, ndeshjen e parë të kampionatit. Shoh që këto trajnerë që bërtasin, munden të bëjnë gjithçka, nuk po dënohen, nuk po marrin karton të kuq, edhe me fjalët që thonë pas intervistave. Ka raste që duhet të kuptojnë që edhe Shkodra ka zot.

E kam fjalën për ndeshjen e fundit me Egnatian. Nuk e kuptoj, gjyqtarët e FIFA-s duhet të kenë autoritet pak më tepër. Të shash nga fillimi deri në fund, siç ishte rasti i Aleksit që shante pafund edhe arbitrat, por edhe në pushimin e ndeshjes i bënin presion arbitrave, apo edhe pas ndeshjes. Nuk më pëlqejnë, duhet të kenë më autoritet sepse pastaj agravohet situata dhe nuk është mirë për futbollin shqiptar.

Dinamo? Normal që është një sfidë shumë e vështirë. Dinamo ka një ekip të mirë, që pretendon, por e shoh që janë të trembur, si Egnatia dhe Dinamo. Mënyra si ata komunikojnë pas ndeshjeve, në intervista dhe konferenca për shtyp janë shumë të trembur sepse e dinë që ne jemi këtu dhe jemi më të mirë se ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!