Drita fiton në Irlandë, Shkëndija e pëson në shtesë, Shaqiri hero te Bazel
Me një gol të Almir Ajzeraj (57′), Drita e Gjilanit ka arritur të shkruajë historinë këtë mbrëmje pasi në Dublin kaloi 0-1 Shelburn duke marrë tri pikë me vlerë.
Shumë pranë suksesit të madh ishte dhe Shkëndija e Tetovës në Shkup. Skuadra e Beqirit po udhëhiqte me golin e Liridon Latifit deri në minutën 100′ atëherë kur në të 10′ shtesë Jagielonia barazoi 1-1.
Shkëqen Xherdan Shaqiri me Bazelin e tij përballë Steauas së Bukureshteit (FCSB). Nën drejtimin e arbitrit nga Tirana Juxhin Xhaja, Shaqiri shënoi dy gola dhe asistin për golin e tretë në fitoren 3-1 shënuar nga Ibrahim Salah.
Rezultatet Conference League:
AEK Athinë-Shamrok Rovers 1-1
AEK Larnaka-Aberdin 0-0
KuPS-Slovan Bratislavë 3-1
Mainz-Fiorentina 2-1
Noah-Sigma Olomuç 1-2
Samsunspor-Hamrun 3-0
Shakhtar Donjetck-Breidablik 2-0
Celje-Legia 2-1
Sparta Pragë-Rakov 0-0
Kristal Palasë-AZ Alkmar 3-1
Dinamo Kiev-Zrinjski 6-0
Haken-Strasburg 1-2
Lozanë-Omonia 1-1
Linkoln Red Imps-Rijeka 1-1
Rajo Vajekano-Leh Poznan 3-2
Shkëndija Tetovë-Jagiellonia 1-1
Shelbërn-Drita 0-1
Rapid Vjenë-Universitatea Krajovë 0-1
