Daniele De Rosi merr fronin e Xhenoa-s

Skuadra e Serie A, Xhenoa, njofton se ka emëruar Daniele De Rosin si trajnerin e ri të ekipit të parë duke marrë vendin e Vieirera të shkarkuar javën e kaluar

Nga një rastësi e çuditshme, De Rosi do të rifillojë karrierën e tij si trajner në të njëjtin stadium ku ishte ndeshja e tij e fundit si trajner i Romës ndaj skuadrës së re të tij.

Ish-lojtari dhe trajneri i Romës ka nënshkruar një kontratë tetëmujore me një zgjatje automatike njëvjeçare nëse Xhenoa mbetet në Serie A.

Njoftimi:

Genoa CFC njofton se ka emëruar Daniele De Rossi si trajnerin e ri të ekipit të parë. Trajneri i ri është takuar tashmë me lojtarët dhe do të drejtojë seancën stërvitore të planifikuar për këtë pasdite në Qendrën Sportive Signorini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!