Ajaks, klubi largon trajnerin Heitinga
Humbja e djeshme me Gallatasarajin 0-3 në shtëpi i ka kushtuar stafit teknik të Ajaksit të Amsterdamit.
Xhon Heitinga nuk është më trajner i Ajaks. Katër humbje në Champions League në po aq ndeshje (i fundit në listën me 36 skuadra) por dhe situata jo aq e mirë në kampionat, ka detyuruar drejtuesit të operojnë shpejt.
Klubi holandez e njoftoi lajmin në faqen zyrtare të internetit:
“Ajax ka pezulluar John Heitinga me efekt të menjëhershëm. Kontrata e trajnerit duhej të skadonte më 30 qershor 2027, por tani do të ndërpritet. E njëjta gjë vlen edhe për ndihmëstrajnerin Marcel Keizer. Ajax është në kërkim të një trajneri të ri; ndërkohë, Fred Grim do të marrë përsipër detyrat e Heitinga-s.”
