U kërcënua me armë, Spurs i del në krah italianit Udogie

Udineze gjithashtu përkrah ish lojtarin e saj, tani fjalën e ka drejtësia.

Lojtari i Totenham Hotspur dhe i ekipit kombëtar italian, Destiny Udogie, përjetoi momente frike kur u kërcënua me armë nga një agjent futbolli. Sipas BBC Sport, incidenti, i konfirmuar nga Spurs, të cilët i kanë dhënë mbështetje të plotë lojtarit të tyre, ndodhi në Londër më 6 shtator të këtij viti.

Pretendohet se edhe një person tjetër u shantazhua dhe u kërcënua nga i njëjti individ gjatë incidentit. Për fat të mirë, nuk u raportuan të lënduar.

Policia Metropolitane e Londrës, e cila po heton ngajrjen, tha se një burrë 31-vjeçar u arrestua më 8 shtator me akuzën e posedimit të një arme zjarri me qëllim shantazhin dhe drejtimit të mjetit pa leje. Ai është liruar me kusht ndërsa hetimi vazhdon.

Në një deklaratë, Spurs tha: “Ne i kemi ofruar mbështetje Destiny dhe familjes së tij që nga incidenti dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Meqenëse kjo është një çështje ligjore, nuk mund të bëjmë komente të mëtejshme.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!