Bryzh ndal Barcelonën, Ajaks ka humbur nga “harta”, surprizat nisën herët
U luajtën në 18:45 dhe në orën 21:00 ndeshje të tjera të raundit të 4-ët të Ligës së Kampionëve. Në dy takimet e para u shënuan dy surpriza pasi Vijareal u mund në Qipro nga Pafos ndërsa kampionët e Botës për Klube, Çelsi, barazoi 2-2 në udhëtim me Karabak.
Në orën 21:00 Bryzh për pak bën dramën e madhe ndaj Barcelonës duke i shënuar një gol në limite por që anulohet Final 3-3. Fiton me vështirësi Inter ndaj modestëve të Kairat Almai 2-1 ndërsa Osimhen shënon tre golat e Galaltasarajit në Holandë ndaj Ajaks (0-3).
Spektakolar Siti me Fill Foden (dy gola) Haland dhe Sherki për 4-1 përballë Dortmundit. Suksesi i Atalantës në transfertën e marsejës një tjetër rezultat i dobishëm për skuadrën e Gjimshitit.
Rezultatet sot me 9 takime të raundit të katërt Champions League:
18:45
Pafos- Vijareal 1-0
Karabak- Çelsi 2-2
21:00
Ajaks- Gallatasaraji 0-3
Klub Bryzh- Barcelona 3-3
Inter- Kairat Almati 2-1
Mançester Siti- Dortmund 4-1
Njukasëll- Bilbao 2-0
Marsejë- Atalanta 0-1
Benfika- Leverkusen 0-1 /Sportiim.al/
