Nations League/ Shqipëria e vajzave mposht Qipron dhe qëndron në Ligën B

Në ndeshjen e luajtur sot në ‘Air Albania’ (play off, B/C) Shqipëria për vajza, mposhti 3-0 Qipron duke merituar qëndrimin në Ligën B të Nations League. Golat u shënuan nga Qëndresa Krasniqi në të 16′, Sara Begallo në të 38′ dhe Megi Doçi me penallti në të 67′.

Për këtë arritje të Kombëtares kuqezi për vajza ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka:

Sonte vajzat kuqezi e ndriçuan “Air Albanian”!
Me pasion, grintë dhe një lojë fantastike, ato mposhtën Qipron dhe siguruan qëndrimin e merituar në Ligën B! Urime vajza për këtë fitore të madhe! /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!