U prezantua te Suedia, Poter: Garojmë për të shkuar në Botëror

Trajneri i ri i Suedisë nuk ‘llogarit’ Kosovën. Në prezantim shprehet: “Mbledh ekipin dhe të bëj gjithçka për të shkuar në Kupën e Botës.”

Sikundër pritej nga sot Graham Poter do të jetë trajneri i ri i ekipit kombëtar suedez të meshkujve.
Pas prezantimit te Suedia, Poter ka deklaruar për mediat se:

“Ndihem jashtëzakonisht i emocionuar dhe është një nder i madh. Kjo është një ditë fantastike në karrierën time. Puna dhe sfida tani është për ta formësuar këtë në një ekip vërtet të mirë. Pres me padurim të takoj lojtarët, stafin dhe të gjithë mbështetësit. Dhe pastaj të garoj, të mbledh ekipin dhe të bëj gjithçka për të shkuar në Kupën e Botës.”

Kështu nga sot 20 tetor, ekipi kombëtar suedez i meshkujve do të drejtohet nga Graham Poter, ku kontrata e tij zgjatet gjatë periudhës kualifikuese në vazhdim me ndeshje kundër Zvicrës dhe Sllovenisë në nëntor dhe një ndeshje të mundshme playoff në mars – dhe zgjatet automatikisht gjatë finaleve të Kupës së Botës verën e ardhshme nëse Suedia kualifikohet atje.

Sigurisht Kosova e dyta me 7 pikë në Grupin B dhe Suedia 1 pikë teksa në lojë hanë dhe dy takime duket e pamundur për t’u kapur mirpo nordikët duket se e kanë mendjen te rruga e Nations League aty ku kanë mbyllur në vend të parë me 16 pikë. Gjithnjë nëse formula i’a afron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!