Kroacia nderon Daliç, ‘Vaterni’ një pikë larg Botërorit

Kroacia kërkon 1 pikë në dy ndeshje për të siguruar biletën e Botërorit 2026. Së fundi po insiston të luajë ndeshje miqësore me Brazilin dhe Kolumbinë në SHBA, Daliç edhe pas 2026-ës në timon.

Ish trajneri i Dinmos Zlatko Daliç pati një ditë të shënuar në duelin e fundit Kroaci- Gjibraltar 3-0. Takimi përkoi me jubileun e tij dhe ndeshjen e 100-të në stolin e skuadrës kroate teksa tifozët në tribunën lindore dhanë mesazhin “Zlatko 100”.

Tekniku i Kroacisë mori gjithashtu dhurata speciale nga presidenti i Federatës Kroate të Futbollit, Marijan Kustiç, dhe drejtori teknik Stipe Pletikosa, një fanellë me numrin 100. Karakteristika e veçantë e fanellës është se numri “100” është bërë nga flamujt e ekipeve kombëtare kundër të cilave Kroacia ka luajtur që kur ai ishte trajner. Kustiç dhe Pletikosa i dorëzuan Daliç një fotografi me 100 foto nga ndeshjet që ai drejtoi.

Daliç startoi në “stolin e Vatreni” më 9 tetor 2017 kundër Ukrainës, dhe ndeshja e 100 jubilare ishte në të njëjtën ditë, por tetë vjet më vonë.

Nën udhëheqjen e Daliç, kroatët shkuan në finale në Kampionatin Botëror 2018 në Rusi (i mundi Franca 4-2), ndërsa katër vjet më vonë në Katar ishin të tretët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!