U turpërua në Faroe, Çekia përcjell stafin teknik

Federata e Futbollit e Republikës Çeke mori vendimin për shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit Ivan Hashek, ashtu si edhe të ndihmësit të tij, Jaroslav Veseli.

Bordi drejtues pas humbjes turpëruese me Ishujt Faroe 2-1 ka vendosur se kjo ishte më e pakta për të bërë pas një humbje të pamenduar ndaj modestëve në rritje të Ishujve Faroe.

Trajneri i ri pritet të zgjidhet shpejt pasi çekët janë të dytët në grupin e tyre dhe shumë pranë fazës play off të Kupës së Botës 2026.

Në paravlerësimin e situatave të zonës UEFA, Çekia mbetet një rival i mundëshëm i Shqipërisë në atë fazë. Gjithnjë nëse kuqezinjtë do të ruajnë pozicionin e dytë në Grupin K./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!