Shqipëria për të mbrojtur vendin e dytë, formula e fazës Play Off dhe…

Fitorja e Serbisë 3-1 me Andorrën e ka ngushtuar në një pikë diferencën në Grupin K. Kuqezinjtë luajnë në nëntor në Andorra dhe presin Anglinë.

16 kombëtare me mendjen për në fazën “Play Off” për katër biletat e fundit të Botërorit 2026. 12 përfaqësuese të renditura në vendet e dyta në 12 grupet aktuale të UEFA-s dhe 4 që vijnë nga Liga e Kombëve do të luajnë një mini-turne, dhe vetëm fituesit e secilit turne do të sigurojnë biletën për Botërorin.

Sipas rregullores, në gjysmëfinalet e “Play Off”-it, ekipet e vazos së parë përballen me ato të vazos së katërt ndërsa ato të vazos së tretë aty ku kërkon një mundësi Shqipëria, përballen me ato të vazos së dytë.

Kjo do të thotë nëse Shqipëria mbyll përpara Serbisë në Grupin K, mund të ndeshet me një nga katër kombëtaret e vazos së dytë të cilat aktualisht pa ndeshjet e nëntorit janë: Skoci, Uells, Hungari, Çeki.

Takimet do të zhvillohen me sistem eliminimi direkt me një takim aty ku favorizohen skuadrat e vazos më lart. Më pas do të ketë short për stadiumin ku luhen finalet me 4 bileta që sigurojnë Botërorin 2026.

Aktualisht vazot e UEFA-s

Vazo e parë: Italia, Turqia, Ukraina, Polonia

Vazo e dytë: Uellsi, Skocia, Hungaria, Republika Çeke

Vazo e tretë: Shqipëria, Kosova, Sllovakia, Rumania

Vazo e katërt (vjen nga Nations League): Suedia, Maqedonia e Veriut, Irlanda, Moldavia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!