Kupa/ Nesër Laçi pritës në Ahmetaq, të mërkurën sfidat e tjera
Rikthehet Kupa e Shqipërisë me turin e parë eliminator të edicionit numër 75-të e cila zhvillohet këtë mesjavë në çdo cep të Shqipërisë. Në këtë fazë marrin pjesë skuadra kryesisht të nivelit të dytë dhe tretë të futbollit shqiptar ndërsa të vetmet skuadra nga Superioria janë Flamurtari dhe Vora.
Ndërkaq takimi Valbona – Tomori është anuluar pasi Valbona e Tropojës është tërhequr.
Nesër janë në program dy takime ndërsa të mërkurën të gjitha të tjerat e këtij raundi. Laçi do të takohet me Këlcyrën në Ahmetaq ndërsa Korabi pret Veleçikun e Koplikut në kompleksin “Internacional” në Pezë Helmes.
Të gjitha ndeshjet luhen sipas kriterit me një takim.
Përballjet e turit të parë, Kupa e Shqipërisë:
Nesër ora 13:30
LAÇI – KËLCYRA (nesër në Ahmetaq në segmetin afër Rinasit)
KORABI – VELEÇIKU (Internacional, Pezë)
Të mërkurën ora 13:30
SKËNDERBEU – BASANIA
VORA – MALIQI
FLAMURTARI – NAFTËTARI
BESA – SHKUMBINI
BURRELI – SHIROKA (ALBANËT)
POGRADECI – DELVINA
APOLONIA – BESËLIDHJA
LUSHNJA – BUTRINTI
KASTRIOTI – DEVOLLI
KUKËSI – TËRBUNI
ERZENI – SOPOTI
LUFTËTARI – ORIKU
ILIRIA – LUZI 2008/ Sportiim.al/
