Dardanët në Goteborg, Zvicëra në Slloveni

Pas Shqipërisë teksa mposhti 0-1 Serbinë në Leskovac, është radha e Kosovës për të lënë shenjë këtë mbrëmje në Goteborg. Dardanët e trajnerit Franko Foda pjesë e Grupit B kualifikues të zonës europiane për Botërorin 2026, mbajnë vendin e dytë me katër pikë pas tre ndeshjeve.

Një grup i cili kryesohet nga Zvicëra ndërsa sot helvetët me Xhakën kapiten do të luajnë në Ljubljanë me Slloveninë në 20:45.

Në fushë do të jenë të tjera kombëtare. Maqedonia e Veriut (pret Kazakistanin në Shkup) do të jetë me sytë nga Kardifi aty ku rivalët Uells- Belgjikë të arbitëruar nga gjermani Siebert kanë një takim deçiziv për fatet e grupit. Maqedonasit janë të parët me 12 pikë në Grupin J.

Luajtur dje:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!