Zidan: Do drejtoj Francën, Juve është në zemër, pse jo…

Ish futbollisti dhe trajneri i Real Madrid Zinedin Zidane foli për të ardhmen e tij si trajner në Festivalin Sportiv të Trento-s, duke mos e hedhur tutje stolin e Juventusit, por duke marrë në konsideratë edhe rolin e trajnerit të ekipit kombëtar francez për të zëvendësuar Deshamps:

“Patjetër që do të kthehem te trajnimi”, tha francezi, i cili ka qenë jashtë loje që nga viti 2021. “Unë te Juventusi? Nuk e di pse nuk ka ndodhur kurrë. Është një klub që e kam gjithmonë pranë zemrës, sepse më ka dhënë shumë. Nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja, por një nga qëllimet e mia është të stërvit ekipin kombëtar francez. Do ta shohim.”

Zidane më pas foli për vendimin e tij për të ndjekur këtë karrierë pasi vari këpucët në gozhdë: “Kur u ndala, ndryshova jetën time. Pas tre vitesh, nuk dija çfarë të bëja; provova kaq shumë gjëra derisa u regjistrova në kursin e trajnerit. Nga të gjithë trajnerët që kam pasur, ai nga i cili mësova më shumë ishte Lipi: ai ishte shumë i rëndësishëm, sepse kur mbërrita në Itali, në fillim ishte e vështirë për mua, por ai gjithmonë besonte tek unë. Së pari kisha Ançelotin trajner, pastaj u bëra asistent i tij: ai është një mik, ai ishte i rëndësishëm për karrierën time. Ai ishte një trajner i mirë sepse na dëgjonte ne lojtarëve.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!