Stuhia e shkarkimeve i prek të gjithë, Serbia i besohet ish lojtarit të Juves, Mirkoviç

Fitorja e Shqipërisë në Leskovac shkarkon “tëmet” te kampi serb, ekipi i besohet trajnerit të të rinjëve.


Dorëheqja e Dragan Stojkoviç është pranuar nga FFS, që do të thotë se ish legjenda e futbolit të luajtur nuk do të udhëtojë sot drejt për ndeshjen me Andorrën. Madje jo vetëm ‘Piksi’ por dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë nuk do të shoqërojnë skuadrën.

Edhe pse ish trajneri njoftoi se Goran Doroviç do të jetë në stolin e Serbisë për ndeshjen në Andorra, as asistenti i tij i parë nuk do të jetë në avion. Kjo është arsyeja pse lista e pasagjerëve u riorganizua në mes të natës dhe ekipi kombëtar serb do të drejtohet nga Zoran Mirkoviç, trajneri i ekipit të të rinjve. Së paku për këtë takim./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!