‘Provokacja’ serbe, FFK del me një njoftim zyrtar

Fitorja historike e Shqipërisë mbrëmë në Leskovac ndaj Serbisë 0-1 nuk ka kaluar pa incidente. Edhe pse përgjithësisht u luajt korrket, në tribuna pati disa herë kore ndaj Kosovës me frazën që i ka dalë boja prej vitesh “Kosova është Serbi”. Ndërkohë menjëherë ka reaguar FFK-ja me një njoftim zyrtar:

Federata e Futbollit e Kosovës:

“FFK dënon thirrjet kundër Kosovës dhe banderolat provokuese në ndeshjen Serbi – Shqipëri. Federata e Futbollit e Kosovës dënon ashpër thirrjet në kor kundër Kosovës dhe mesazhet provokuese të shfaqura në tribunat e stadiumit të Leskovcit me flamurin serb mbi hartën e Kosovës gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

Këto skena për fat të keq nuk janë të reja në stadiumet serbe, ku nxitja e urrejtjes dhe mesazhet fyese ndaj shteteve fqinje vazhdojnë të përsëriten pa ndëshkim të mjaftueshëm.FFK vlerëson se veprime të tilla bien ndesh me frymën sportive, me parimet e respektit dhe me vlerat që UEFA dhe FIFA përfaqësojnë”, shkruhet në reagimin e FFK-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!