Shqipëria ngre “dronin” e radhës në Serbi, play off një hap larg
Botërori 2026, kualifikuese, Grupi K: Serbi- Shqipëri 0-1 (Manaj 45+1′)
Isuf Myrtaj
Shqipëria e madhe shfaqet në Leskovac. Rej Manaj në kohën shtesë të pjesës së parë godet në shenjë për të shlyer atë penallti të humbur përballë Serbisë në ‘Air Albania’ më 7 qershor të këtij viti. E gjitha për kualifikueset e Botërorit 2026 të Grupit K, zona UEFA.
Ndonëse kuqezinjtë e nisën me pak drojë, minutat pasues ofruan një grup të vendosur në fushë i cili diti të rritej , të kërcënonte dhe të godiste në zemër të mbrojtjes vendase.
Ishte minuta e 45’+1′ teksa një goditje dënimi e ekzekutuar nga Asllani shkon te shtylla e dytë aty ku Gjimshiti e kthen në qëndër, nuk arrin Ajeti (më i miri në fushë) por vjen Rei Manaj për të lëshuar “bombën” vrastare. Shifrat janë 0-1 me Shqiponjën e Manajt që alarmon racizimin serb.
Në pjesën e dytë, Silvinjo operoi me mjeshtëri, ndërsa në fushë të besuarit e tij i kryen më së miri detyrat. Fitorja e madhe që trazoi seriozisht serbët dhe ftoi gjithë shqiptarët në festë. Rinasi dhe kryqeqyteti pritet të kthehen në vatrën e parë të festës së madhe mbarë shqiptare.
Albania has scored against Serbia.
— kos_data (@kos_data) October 11, 2025
🇷🇸 0:1 🇦🇱pic.twitter.com/bvPviTLAbz

