Dueli i jetës, Shqipëria në Leskovac për ‘rrëfimin’ final

Federata Serbe e Futbollit nuk e shfaqi dje flamurin shqiptar në stadium. Sipas raportimeve, nuk do të lejohen simbole shqiptare brenda impiantit çka mund të sjellë të tjera stuhi. UEFA dhe FIFA pritet të ndërhyjnë.

Orët duken ‘ditë’. Kombëtarja e Shqipërisë në provën më të madhe të këtyre kualifikueseve të Botërorit të radhës, finalet e të cilit zhvillohen në SHBA-Meksikë-Kanada në 2026.

Për llogari të Grupit K, kuqezinjtë ndeshën sot në orën 20:45 me Serbinë në Leskovac, aty ku humbja mbyll kapitullin e ëndrrës për të tentuar kualifikimin në tokën përtej Atlantikut. Një pikë më shumë se serbët por me një takim më shumë të zhvilluar, realisht të besuarit e Silvinjos e kanë domosdoshmëri fitoren.

Sidoqoftë në këtë derbi ballkanik, ndër më të nxehtit e momentit, kjo sfidë kërkon mbi të gjitha lojën dinjitoze e me rendiment në ato 90′ që do të mbajnë mbërthyer anembanë shqiptarinë.

Po si pritet të Shqipëria? Porta mbetet pronë e Strakoshës ndërsa dhe mbrojtja shihet e konsoliduar me Mitaj në të majtë, Gjimshiti e Ajeti në qendër dhe Hysaj në të djathtë. Përpara tyre Juliajn Shehu e Ylber Ramadani ndërsa para ‘digës’ listohet Kristjan Asllani. Sulmi me shumë gjasë do t’i besohet Brojës në të djathtë, Hoxhës në kahun tjetër dhe një mes Manajt e Dakut në qëndër.

Ky takim do të arbitërohet nga rumuni 41 vjeçar Istvan Kovaks./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!