Shqipëria drejt Leskovacit, misioni i vetëm, fitorja

Shqipëria do të luajë kartën e fundit këtë të shtunë ndaj Serbisë për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e dytë i cili të dërgon në play off në tentativë për një biletë për në Botërorin 2026.

Në Grupin K të zonës UEFA, Anglia e cila qëndron pushim këtë të shtunë (luan sot miqësore me Uellsin), e ka siguruar thuajse vendin e parë teksa që në duelin me Letoninë më 14 tetor, nëse fiton, e dërgon në 21 numrin e kombëtareve të kualifikuara për në fazë finale.

Vëndi i dytë, ai që merr përgjigje të madhe më 11 tetor në Leskovac ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë bëhët mjaft i rëndësishëm.

Në fakt, shanset e kuqezinjëve për të ëndërruar Botërorin janë thujase minimale sepse vetëm fitorja në mbrëmjen e së shtunës ndaj skuadrës së Stojkoviç i mban me shpresë.

Serbët ndërsa kanë një shtëpiake me Shqipërinë dhe një ndeshje më pak në kalendar, janë vetëm 1 pikë poshtë Kombëtares kuqezi, në dukje të favorizuar ndjeshëm.

Sakaq ndeshja e luajtur më 7 qershor të këtij viti në “Air Albania” e arbitëruar nga italiani Davide Masa, përfundoi 0-0. Në atë takim kuqezinjtë humbën një penallti me Rei Manaj ndërsa Silvinjo dhe Stojkoviç e nisën takimin me këta futbollistë:

Shqipëria: Strakosha; Mitaj, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Asllani, Laçi, Shehu,Hoxha, Manaj, Broja.

Serbia: Petroviç; Pavloviç, Milenkoviç, Maksimoviç, Terziç, Mitroviç, Lukiç, Samarxhiç, Zhivkoviç, Erakoviç, Vllahoviç./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!