Masuçi premton ringritjen e Gramozit
Gramozi i Ersekës pas një periudhe lavdie pak vite më parë ndërsa luajti një miqësore edhe me Real Madrid (2010), ka kohë që dergjet në ligat e ulta të futbollit shqiptar.
Mirpo së fundi klubi juglindor ka lëvizur për mirë pasi drejtuesit zyrtarizuan ditë më parë marrëveshjen me biznesmenin italian Gerardo Masuçi, i cili pritet të marrë drejtimin e klubit si president.
Sipas marrëveshjes së arritur, bashkëpunimi parashikon ringritjen e skuadrës, forcimin e ekipeve të moshave, krijimin e një akademie futbolli dhe ndërtimin e strukturave hoteliere që do të shërbejnë për stërvitjet dhe grumbullimet e ekipeve.
