Ronaldo futbollisti i parë miliarder, shifrat nuk i nxe…’goja’

Kristiano Ronaldo mori çmimin “Prestigj” të martën në galanë e futbollit portugez, e cila nderon lojtarët më të mirë në skenën e futbollit portugez. Në moshën 40 vjeç, sulmuesi i Al Nasr ka shprehur krenarinë e tij dhe siguroi se dëshiron të vazhdojë të luajë në nivel të lartë për disa vite të tjera, veçanërisht me ekipin kombëtar, me të cilin shpreson të luajë Botërorin e 6-të.

Ndërkohë, ish-sulmuesi i Mançester Junajtid, Real Madrid, Juventus dhe sot lojtar i Al Nasr, Kristiano Ronaldo është bërë futbollisti i parë miliarder, sipas “Bloomberg”, që e vlerëson pasurinë e tij në 1.4 miliardë dollarë (rreth 1.2 miliardë euro).

Rritja e pasurisë së Kristiano Ronaldos lidhet me kontratën e re me Al Nasr (Arabia Saudite), ardhur në qershor 2025, ndërsa i ka sjellë mbi 400 milionë dollarë. Nga viti 2002 deri më 2023, ‘Ronaldo’CR7’ ka fituar mbi 550 milionë dollarë vetëm nga pagat.

Luzitani ka gjithashtu marrëveshje fitimprurëse me markat ndërkombëtare Nike, Armani dhe Castrol, që i shtojnë rreth 175 milionë dollarë të tjera në kuletën personale. Kontrata me Nike i garanton 18 milionë dollarë në vit, ndërsa transferimi tek Al Nasr më 2023 i solli 200 milionë dollarë në vit, plus një bonus 30 milionësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!