Tuhel e lë jashtë, Grilish njeriu i momentit te Everton

U la jashtë për miqësoren me Uellsin të enjten dhe kualifikuesëve në Grupin K me Letoninë, analistët: Tuhel po gabon me Grilish

Vijon situata e vështirë për anësorin anglez Xhek Grilish. Edhe pse anësori është rilindur te Evertoni, Tuhel ka vendosur të mos e thërrasë atë për dy ndeshjet e ardhshme: megjithatë, ai mund të jetë lojtari shtesë në Kupën e Botës.

Mungesa e Grilish te lista e fundit e skuadrës së Tomas Tuhel nuk ishte vetëm një surprizë, por ishte edhe e vështirë për t’u kuptuar. Vetëm një grusht lojtarësh të Premier League kanë pasur një fillim më të mirë të sezonit sesa i huazuari i Sitit te Everton, ndërsa ka rizbuluar shpejt formën që dikur e bëri atë një nga talentet më të shkëlqyera të gjeneratës së tij.

Shumica e reagimeve negative ndaj listës së skuadrës nga gjermani në tetor u përqendruan në mungesat e Xhud Belingam dhe Fill Foden, por Tuhel mund t’i justifikojë këto vendime. Belinham sapo u rikthye në aksion për Real Madridin pasi u rikuperua nga një operacion në shpatull, dhe Foden po e gjen veten në formë me Manpester Sitin pas një sezoni zhgënjyes 2024-25.

Megjithatë, Grialish është një histori tjetër. Ai regjistroi katër asiste në pesë paraqitjet e tij të para në Premier League për Everton dhe shkëlqeu në barazimin 1-1 me Uest Hem më 29 shtator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!