Stojkoviç vuan 6 mungesa përballë Shqipërisë, kritikët e vendosin nën presion
Ish sulmuesi i Real Madrid, Predrag Mijatoviç (drejtor sportiv i Partitani B) vizitoi dje shokun e skuadrës së dikurshme Dragan Stojkoviç në seancë me skuadrën serbe.
Trajneri i Sebisë Dragan Stojkoviç ndërsa përgatit ekipin në Staroj Pazovi, pranë Beogradit para se të ndeshet me të tijtë ndaj Shqipërisë në Leskovac për kualifikueset e Grupit K, po rrethohet nga probleme të shumëta. Jo vetëm lista e gjatë e mungesave por dhe kritikët duket se nuk po e lënë të qetë ish bomberin sllav.
Paraparkisht ai do të ketë të paktën 6 mungesa ndaj Shqipërisë ndërsa lista e të munguarëve mund të zgjatet akoma më tej.
Kreu i pankinës serbe Stojkovic gjatë konferencës për shtyp, kujtoi se Lukiç, Iliç, Nedeljkoviç, Milinkoviç Saviç dhe Katai janë të dëmtuar, ndërsa Milenkoviç rezulton i pezulluar. Por dhe Nemanja Gudelj, i cili arriti dje ka probleme fizike dhe mbetet në pikëpyetje.
Ai ftoi së fundi ka thirrur Vanja Dragojeviç i cili luan me Partizanin e Beogradit teksa Kostiç, Vlahoviç, Pavloviç dhe Gudelj mbërritur nga Spanja i nisën përgatitjet këtë të martë.
Ndërkaq, “Piksi” gjeti rastin të sulmonte kritikët pikërisht në konferencën për shtyp përpara sfidës delikate me kuqezinjtë.
“Për sa i përket presionit, ju kam thënë që nuk mendoj aspak. Ju takon juve që t’i ndiqni këto gjëra. Kritikë të ndryshëm, analistë të ndryshëm, kanë mundësi ta ndjekin këtë gjë. Ndoshta, ndonjëri prej tyre edhe për tifo për Shqipërinë këtë herë, gjë që do të ishte një çmenduri. Ndoshta, ka edhe të tillë, por duke u kthyer tek vetja ime, unë mendoj vetëm për ta përgatitur ndeshjen sa më mirë, dhe që në Leskovac të dalim në fushë të gatshëm për të luajtur ndeshjen e duhur”, tha ndër të tjera Stojkoviç..
