Dy lojtarë të Serbisë tërhiqen nga sfida me Shqipërinë

Shqipëria merr lajme të mira nga rivali i ditës së shtunë Serbia. Kjo lidhet me mungesat e fundit të njoftuara nga mediat sportive se titullarët Vanja Milinkoviç-Saviç dhe Ivan Iliç janë detyruar të tërhiqen nga skuadra e Serbisë për shkak të lëndimeve.

Nëse këto lajme janë të mira për Shqipërinë e kundeerta ngjet me skuadrën serbe përpara ndeshjeve të tyre të dyfishtë kundër Shqipërisë dhe Andorrës në kualifikueset e Kupës së Botës në Grupin K.

Kështu trajneri Dragan Stojkoviç ndërsa ka ftuar dy lojtarë të tjerë do të jetë pa dy lojtarë kyç: Vanja Milinkoviç-Saviç dhe Ivan Iliç.

Portieri i Napolit dhe mesfushori i Torinos po përjetojnë probleme fizike ndërsa koha e mundshme e rikuperimit pritet të vijë para ndeshjeve të Serie A në program pas dy javëve./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!