Rasëll fiton në Singapor, McLaren kampion për konstruktorë

Formula 1 ka hyrë në fazë vendimtare. Në ndalesën e radhës në Singapor britaniku i Mercedes, Xhorxh Rasëll fitoi Çmimin e Madh, i dyti sezonal dhe i pesti në karrierë. Nisur nga pozicioni i parë, piloti tepër i fortë anglez nuk u la asnjë shans rivalëve të tij, duke filluar me Maks Verstapen, i cili ishte përkrah tij në pjesën e jashtme të rreshtit të parë.

Piloti i Red Bull e nisi me goma të buta, duke u përpjekur të merrte kryesimin dhe të vendoste ritmin e tij, mirpo holandezi dështoi në misionin e tij dhe më pas bëri mbrojtjen e vendit të dytë deri në vijën e finishit. Vendi i tretë dhe katërt, u fituan respektivisht Oskar Piastri dhe Lando Norris çka sollën dhe pikët e mjaftueshme që McLaren të shpallej kampion për konstuktorë, i 10-ti në histori.

Formula 1 ka dhe 6 ndalesa deri në fund të këtij Botërori 2025.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!