Një tjetër spanjoll fiton në Indonezi, Aldeguer triumfi i parë në MotoGP
Fitorja e sotme është e para e 20 vjeçarit Aldeguer në MotoGP, Markez pas rrëzimit drejt Madridit për kontrolle të specializuara
Triumfi i parë nuk harrohet kurrë dhe kjo i ngjau sot spanjollit Fermin Aldeguer për të fituar Çmimin e Madh të Indonezisë në MotoGP. Piloti i Gresini pati një nisje të mirë dhe i mbajti sulmet e Akostës përpara se të ulte kokën dhe të vendoste një ritëm që ishte i pakapshëm për këdo.
Vendi i dytë i shkoi Pedro Akosta, një pilot shumë në formë, i cili udhëhoqi për disa kthesa përpara se të humbiste Aldeguer dhe të luftonte për vendin e dytë. Një podium i dyfishtë i pabesueshëm për ekipin Gresini, me Aleks Markez që përfundoi i treti pas një beteje të ashpër me spanjollin nga KTM.
Gara e Mark Markez tashmë i shpallur kampion bote për vitin 2025 zgjati vetëm disa kthesa sepse, në sektorin e dytë, piloti italian Bexeki e goditi duke përfunuar së bashku në zhavorr. Edhe Peko Banjaia u rrëzua pas disa xhirosh, duke u rrëzuar në kthesën 17, duke i dhënë fund një fundjave katastrofike.
MotoGP do të kthehet në pistë në fundjavën e 19 tetorit me Çmimin e Madh të Australisë, që do të mbahet në qarkun piktoresk të Phillip Island.
10 vendet e para sot:
F. Aldeguer (GRESINI RACING MOTOGP)
P. Akosta (RED BULL KTM)
A. Markez (GRESINI RACING MOTOGP)
B. Binder (RED BULL KTM)
L. Marini (HONDA HRC CASTROL)
R. Fernandez (APRILIA TRACKHOUSE RACING)
F. Kuartararo (MONSTER ENERGY YAMAHA MOTOGP)
F. Morbideli (PERTAMINA ENDURO VR46)
F. Di Xhanantonio (PERTAMINA ENDURO VR46)
A. Rins (MONSTER ENERGY YAMAHA MOTOGP)
