11 triumfe nga 12 ‘Gara Sprit’, Markez i pandalshëm në MotoGP
Edhe njëherë Mark Markez dëshmoi se mbetet njeriu për t’u mundur mbi motorë. Spanjolli fitoi sot Garën Sprint të Çmimit të Madh të Republikës Çeke, raundin e 12-të të Kampionatit Botëror MotoGP 2025 zhvilluar në Brno. Pilotit të Ducati-t i duheshin vetëm disa kthesa për të parakaluar Françesko Banjaian nga vendi i parë dhe për të marrë kryesimin.
Në fakt Markez rrezikoi një penalizim për mospërmbushjen e kërkesave minimale të temperaturës dhe presionit të gomave, por pas një hetimi të shkurtër, administratorët konfirmuan fitoren e tij.
Përgjithësisht një garë disi e çmendur, por me një përfundim të njohur. Njëmbëdhjetë herë, për të qenë të saktë, aq ka fituar MM93 në dymbëdhjetë Gara Sprint këtë sezon. Pak xhiro të patrajtuara në stërvitje nuk i lejuan ekipet të gjenin cilësimet ideale të gomave dhe kryesuesit morën një rrezik.
Mark duhej të ngadalësonte, ta linte Akostën ta kalonte dhe të qëndronte pas tij për disa xhiro. Pastaj, në xhiron e parafundit, ai e theu bllokimin dhe mori fitoren me lehtësi, i bindur se ishte brenda parametrave. Kontrollet pas garës i dhanë të drejtë. Mark kryeson me 356 pikë, i ndjekur nga Aleks Markez me 261 dhe Banjaia me 200 pikë. Gara për Çmimin e Madh nesër në orën 14:00.
