Tour de France/ Etapa e dytë për holandezin Mateu van der Pul, Pogaçar i dyti…

Holandezi arrin vendin e parë dhe merr fanellën e verdhë

Etapa e dytë e ‘Tour de France’ dukej si një etapë e projektuar për t’u fituar nga Mateu van der Pul dhe holandezi nuk priti gjatë për ta bërë këtë. Ai praktikisht i përshkoi 800 metrat e fundit në krye, pozicioni më pak ideal për të fituar një sprint.

Fuqia e tij, megjithatë, ishte e mjaftueshme për t’iu kundërvënë sulmeve të Alaphilippe dhe shtytjes së Almeida në ato 250 metra me një pjerrësi prej 12%. Për van der Pul, kjo është fitorja e dytë në Tour të karrierës së tij, e para kishte ardhur katër vjet më parë: edhe në atë rast ai e kishte mposhtur Pogaçar dhe kishte marrë fanellën e verdhë.

Ndërkohë kampioni i botës, slloveni Tadej Pogacar, i cili tenton të fitojë edhe në sprint, u detyrua të kënaqej me vendin e dytë me vetëm pak centimetra prapa holandezit ndërsa Jonas Vingegaard përfundoi i treti. Emrat e mëdhenj përpiqen të shfaqen që në start të këtij Turi teksa gara e gjatë ka ‘pedaluar’ vetëm në etapen e dytë.

Sakaq, 10 më të mirët e etapës së sotme plotësohen nga: Gregoire, Alaphilippe, Onley, Aurelien Paret-Peintre, Vauquelin (autor i disa sulmeve në kilometrat e fundit), Velasco dhe Berckmoes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!