Rikthehet me dy gola në MLS, Mesi magjeps sërish (video)

Pasi humbi ndaj PSG-së (0-4) në 1/8 e finales së Kupës së Botës për Klube në fund të qershorit (29 /06) Lionel Mesi shënoi dy herë në fitoren 1-4 të Inter Majemi-t ndaj Montrealit të shtunën në ndeshjen që përkoi me të luajturën në MLS-së.

Ylli argjentinas shënoi në minutat e 40-të dhe të 62-të, duke e çuar totalin e golave ​​të tij në 12 në 14 ndeshje. Përpos Mesit, për Inter, shënuan dhe Ajende (33′) e Segovia (60′).

Ndërkaq për shkak të impenjimit në Botërorin e Klubeve, Inter Majemi nuk kishte luajtur në MLS prej një muaj dhe tani ndodhet në vendin e gjashtë në Konferencën Lindore me 32 pikë nga 17 ndeshje. Katër takime më pak se kryesusi i Konferencës Lindore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!