F1/ Verstapen niset i pari, Piastri e Norris ndjekin

Piastri hyn në garën në Silverstone këtë fundjavë 15 pikë përpara Norris dhe 61 pikë përpara Verstapen që niset i pari teksa Botërori 2025 i afrohet gjysmës së sezonit.

Sesioni kualifikues me provat zyrtare të Çmimit të Madh në Silverstone (Britani e Madhe) ishte i mahnitshëm dhe mjaft emocionues. Maks Verstapen u shfaq kërkues teksa si në ditët më të mira bëhët i pakapshëm për të marrë pole position.

Holandezi arriti një kohë të mahnitshme, duke lënë pas dy McLaren-at dhe duke kapërcyer të gjitha vështirësitë që dolën gjatë kësaj fundjave. Me këtë pozicion të parë, Verstapen nënshkruan të 44-tin e karrierës së tij në F1 dhe sot në orën 16:00 do të ketë mundësinë të kthehet te triumfi.

Ndërkaq një ‘mosmarrëveshje’ e papritur për dy McLaren-at që zënë vendin e dytë dhe të tretë me Oskar Piastri përpara Lando Norris. Të dy pilotët gabuan në përpjekjen e fundit për të marrë vendin e parë startues, duke i dhënë një mundësi të rëndësishme që u shfrytëzua plotësisht nga holandezi i Red Bull Maks Verstapen./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!