F1/ Lando Norris i pari në shtëpi, Hulkenberg podiumi i parë në karrierë

Në garën e 12-të të Botërorit 2025 në F1 McLaren vijoji dominimin absolut duke ngjitur në dy vendet e para pilotin e shtëpisë Lando Norris dhe pas tij kryesuesin e kampionatit Oskar Piastri. Në një garë të koncidionuar prej kushte me shi, incidentet dhe strategjitë vendos në shumë raste për objektivin e makianave në garë.
Sidoqoftë ajo që përbën lajmin e ditës lidhet me podiumin e parë në karrierë të gjermanit 37 vjeçar Niko Hulkenberg.
Kështu, McLaren fiton me Lando Norris i cili mposht Oskar Piastri-n: australiani në fakt paguan (në ndalesën e fundit të boksit) një penalitet prej dhjetë sekondash në gjysmë të garës për frenim të papritur në vijën e drejtë midis kthesave 14 dhe 15 (Hangar Straight) pas Makinës së Sigurisë, aq sa u parakalua për pak kohë nga Maks Verstapen, i cili më pas u rrotullua disa sekonda më vonë në rinisje duke përfunduar në vend të 10, e mbyllur i pesti.
Për Norrisin kjo është fitorja e dytë radhazi dhe e katërta e vitit. Vendi i tretë i podiumit për një Niko Hulkenberg surprizues me Sauber të “drejtuar” nga ish-piloti i Ferrarit, Matia Binoto. Gjermani e mban Luis Hamilton prapa duke shndrruar në fetsë këtë podium të tij historik në Silverstone.
