Euro Women’s/ Norvegjia përballë Finlandës, Zvicër-Islandë vendimtare

Nisin sot ndeshjet e dyta në grupe të Euro Women’s 2025 që po zhvillohet në Zvicër. I takon Grupit A të hapë këtë tur të dytë kualifikues me takimet që zhvillohen në orën 18:00 dhe në 21:00.
Sfida e parë i përket duelit Norvegji-Finlandë prej të cilit do të varen ndjeshëm fatet e këtij grupi të futbollit për vajza. Si norvegjezet ashtu dhe finlandezet i fituan takimet e para dhe gjëndën në kuotën e tri pikëve.
Ndërkohë ‘zonja’ e shtëpisë, Zvciëra, e ka jetike përballjen me Islandën. Të dyja kombëtaret femra synojnë fitoren për të qëndruar në garë. Dy ekipet e çdo grupi kaljnë më tej./Sportiim.al/
Grupi A
18:00 Norvegji-Finlandë (në Sion)
21:00 Zvicër- Islandë (në Bern)