Euro Women’s/ Norvegjia arrin fitoren e dytë në Grupin A

Norvegjia përballë Finlandës, në duelin e dytë të Grupit A të fazës finale të kampionatit europian për femra arriti të marrë tri pikë duke konsoliduar kalimin për në fazën çerekfinale. Skuadra norvegjeze e arriti me mjaft vështirësi fitoren pasi goli i dytë i tyre erdhi vetëm në minutën e 84′ shënuar nga Graham Hansen.

Në këtë takim të luajtur në Sion, ishte Nystrom për nordiket e Norvegjisë e cila në minutën e tretë shënoi golin e parë të sfidës. Reagimi i finlandezeve erdhi në të 32′ kur Sevenius barazoi për 1-1. Në të dytën vendosi goli i Hansen me topin që preku shtyllën e përfundoi në rrjetë për 2-1 final.

Ndërkohë në orën 21:00 zhvillohet ndeshja tjetër e grupit me Zvicër-Islandë e cila pritet të jetë vendimtare. Kryesisht për vendaset helvete të cilat duhet të marrin tre pikë për të shpresuar të ecin përpara./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!