Egnatia nis misionin Europë të martën, nesër konferenca për shtyp

Pas përgatijeve me ritëm të lartë në Bansko (Bullgari) kampionët e Shqipërisë janë gati për duelin me islandezët në Champions.
Egnatia do të bëhët skuadra e parë nga Abissnet Superiore e cila do të zbresë në fushë për kompeticionet europiane të sezonit 2025/26. Në takimin e vajtjes, rrogozhinasit do të presin këtë të martë në ‘Arena Egnatia’ me fillim orën 21:00, skuadrën islandeze të Breidablik.
Klubi i Egnatias përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar axhendën e konferencave për shtyp e cila si zakonisht zhvillohet një ditë para ndeshjes zyrtare.
NJOFTIM PËR SHTYP
KF Egnatia ju njofton se të hënën, më 7 korrik, në Stadiumin Arena Egnatia (Rrogozhinë), në kuadër të ndeshjes së turit të parë të UEFA Champions League, do të zhvillohen konferencat zyrtare për shtyp të trajnerëve:
Ora 19:00 – Intervista e trajnerit të KF Egnatia, z. Edlir Tetova
Ora 19:30 – Intervista e trajnerit të Breiðablik, z. Óskar Hrafn Þorvaldsson
Ftojmë përfaqësuesit e mediave të jenë të pranishëm, duke falënderuar për bashkëpunimin dhe interesin e vazhdueshëm.